Kandidatët e VLEN-it që do të kandidojnë për kryetarë komunash

    Koalicioni VLEN sonte ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.

    Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti do të jetë kandidat për Çairin, kurse ministri Fatmir Limani për Kërçovën. 

    “Kryesia e VLEN-it konstatoi se synimi parësor i këtij subjekti mbetet që të propozohen kandidatët më të pranuar për qytetarët, kryetarë komunash që do të jenë shërbim të interesave të tyre lokale”, informuan nga VLEN. 

    Këto do të jenë kandidatët e VLENI-it për kryetarë komunash: 

    • Bilall Kasami – Tetovë.
    • Izet Mexhiti – Çair.
    • Kërçovë – Fatmir Limani.
    • Qyteti i Shkupit – Bashkim Bakiu.
    • Dibër – Fisnik Mela.
    • Saraj – Muhamed Elmazi.
    • Likovë – Nexhmedin Sadiku. 
    • Haraçinë -Daut Beqiri. 
    • Zhelinë – Blerim Sejdiu. 
    • Tearcë – Daut Memishi. 
    • Bogovinë – Feti Abazi. 
    • Bërvenicë – Haqim Ramadani. 
    • Dollnen – Blerim Islami.

    Në Strugë VLEN-i e mbështet kandidatin e pavarur Mendi Qyra, ndërsa ende nuk ka vendim për kandidatët për Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës.

    Në ndërkohë edhe Fronti Evropian i ka zyrtarizuar disa nga kandidaturat për kryetarë komunash.

    Nga BDI-ja: Bajram Rexhepi për Tetovën, Bujar Osmani për Çairin dhe Emir Sulejmani për Zhelinën. 

    Nga ASh-ja e Arben Taravarit: Valbon Limani për Gostivarin, Blerant Ramadani për Sarajin, Isen Shabani për Vrapçishtin dhe Nazim Taipi për Tearcën.

    Nga ASh-ja e Ziadin Selës: Arsim Dalipi për Strugën, Ilirjan Fetahu për Dibrën dhe Skender Jusufi për Haraçinën.

    Zgjedhjet lokale pritet të shpallen në gjysmën e parë të gushtit, ndërsa pritet të mbahen në tetor.

    Lajmi Paraprak

    Trampi i uli doganat për Maqedoninë e Veriut për 15%

    Lajmi i rradhës

    Deputetët e RMV shpenzuan mbi 300 mijë euro për udhëtime gjatë 13 muajve të fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë