Kandidatët për kryetar në komunën e Tetovës e vënë theksin përsëri te uji

    Në emisionin “Rruga Drejt” ishin të ftuar kandidatët për kryetar në komunën e Tetovës, Teuta Arifi nga radhët e BDI-së, Vullnet Murseli-ASH-AAA, Bilall Kasami-Lëvizja Besa dhe Sadi Bexheti-PDSH. Secili nga kandidatët shpalosi programin e tyre politik dhe poashtu folën për problematikat që hasin qytetarët e komunës së Tetovës, duke filluar nga ndërtimet pa leje, kaosi urbanistik, financat e komunës së Tetovës, si dhe ndërtimi i shkollave dhe riparimi i tyre, përcjell Nistori.

    Teuta Arifi, ka thënë se e arritura më e madhe e saj për Tetovën, ishte ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit për ujin.
    “Mungesa e ujit ka qenë problem në të kaluarën, por pas ndërtimit të tubacionit të ri dhe stacionit të filtrimit, në pjesët të cilat i mbulon  ujësjellësi i Tetovës, mendoj që ne kemi zgjidhjen e duhur dhe kemi përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë. E arritura më e madhe e jona është ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit”, u shpreh Arifi.

    Bilall Kasami ka thënë se Tetova, është në gjendje katastrofike sa i përket financave, derisa ka theksuar se kësaj komune i duhet një menaxher i mirë që të ketë një buxhet të qëndrueshëm.
    “Niveli i pagesës së taksave është në nivelin më të ulët në gjithë komunat e Maqedonisë së Veriut. Pra komuna e Tetovës në vitin 2020-të vetëm, 11% të buxhetit e ka mbushur me të ardhurat tatimore të saj. Pra edhe ato 11% nuk i ka realizuar ato që ka planifikuar në vitin 2020-të. Financat e komunës së Tetovës janë katastrofike. Tetova duhet të ketë një menqaxher i cili do të dijë t’i menaxhojë financat e saj dhe të kemi një buxhet të qëndrueshëm” deklaroi Kasami.

    Vullnet Murseli ka thënë se në Tetovë është bër krim urbanistik, derisa ka shtuar se komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin e jo për cilësinë e jetës.

    “Në Tetovë është bërë krim urbanistik. Kanë ndërtuar pa leje sepse komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin, s’ka qenë e interesuar për cilësinë e  jetës. Ka komplet lagje që janë ndërtuar pa leje, sidomos këto 12 vitet e fundit. Këto janë lejuar për interes të ulët. Ne kemi synim projektimin e planit gjeneral urbanistik, ku parashihet rregullimi i cdo vendi në Tetovë, ku ka nevojë”, deklaroi Vullnet Murseli.

    “Shkollat janë lënë pas dore, derisa problemi është shumë i thellë, pasi që, edukimi nuk është si duhet. Shkollat kanë politizim në përgjithësi sigurisht sepse partitë që janë në pushtet gjithmonë mundohen t’i vendosin drejtorat t’i realizojnë qëllimet e veta. Në të ardhmen, si kryetar komune, përzgjedhjen e drejtorave do ia lë në dorë Këshillit të Shkollave, ata t’i zgjedhin ata dhe t’i vendosin njerëzit që punojnë”, tha Bexheti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Pse nuk ranë në ujdi për një kandidat të përbashkët shqiptar në Bërvenicë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë