Në Tetovë, ditëve të fundit është përkeqësuar gjendja kaotike në trafik. Qytetarët thonë se fajtorë për kaosin janë shoferët e pandërgjegjshëm të cilët nuk i respektojnë rregullat në komunikacion dhe parkojnë makinat në rrugë.
“Banorët ankohen se policë ka shumë rrallë, ndërkohë që këtë e shohin si zgjidhje të vetme në mungesë të parkimit, por edhe në mungesë të kulturës për respektimin e shenjave të komunikacionit që të ketë intervenim nga ana e uniformave blu”.
“Shumë shpesh duhet të dalin. Po tu desh polic në këtë vend s`mund të gjesh. Tollovi e madhe është, bëjnë pallate pa vend parkimi. Është edhe rrezik, a se shihni se s’ke nga të futesh dikur kishte pallat dhe parqe tani pallat në pallat po bëhen”.
“Po krijohet tollovi po ku t’i çojnë, mbi shtëpi veç. Nuk i ka fajet njeriu as unë as ti, po komuna se komuna duhet të formoj parkingje kushte që të futen në parking. Pengojnë normal por s`kanë faj edhe ata s`kanë ku ti çojnë. Sepse duhet të ketë parking për tu parku në parking.
Situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë me ardhjen e mërgimtarëve. Policia në Tetovë paralajmëron kontrolle të shtuara.
“Prioritet i veçantë këtë verë do jetë parkimi në Tetovë dhe Gostivar si dhe uzurpimet e disa personave të vendeve publike dhe të komunikacionit me nxjerrje të prodhimeve bujqësore dhe të tjerave me çka pengohet qarkullimi normal i njerëzve dhe makinave muajve të ardhshëm të verës, nën llup do jenë edhe motociklistët”.
Situatë e njëjtë mbizotëron edhe në qytetin e Gostivarit, ku vetëm për hyrje dhe dalje nga qyteti, shpesh ndodh që të humbet edhe një orë nga parkimet nëpër rrugë dhe uzurpimet e rrugëve apo trotuareve nga shitës ambulant. /Alsat M/