Pendarovski: Lufta ndaj terrorizmit duhet të jetë ndër-sektoriale dhe sistematike

    Presidenti Stevo Pendarovski sot përmes një video mesazhi e drejtoi forumin rajonal “Organizatat jofitimprurëse dhe vlerësimi i rrezikut – angazhimi dhe mësimet e marra për zbatim efektiv”.  Presidenti Pendarovski shprehu shpresën që vitin e ardhshëm Manival do të kryejë një vlerësim rigoroz të të gjithë sistemit shtetëror dhe gatishmërinë e tij për t’i njohur rreziqet e pastrimit të parave, përcjell Nistori.

    “Ky raport për vlerësimin e kryer të rrezikut të financimit të terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në vendin tonë jep shpresë se me zbatimin e rekomandimeve do ta bëjmë sistemin më të fortë dhe më të përgatitur për t’u ballafaquar me kërcënimin nga terrorizmi dhe burimet e paligjshme për financimin e tij,” tha Presidenti Pendarovski, duke shtuar se në këtë mënyrë ne do ta përforcojmë besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë europianë në kapacitetin dhe integritetin e institucioneve kompetente vendase si bartës kryesorë të konceptit të qeverisjes së mirë.

    Pendarovski, siç theksohet, e theksoi nevojën për mekanizma për njohjen e hershme të financimit të terrorizmit nga organizatat që fshihen pas emrave zyrtarë të sektorit joqeveritar. Sipas presidentit Pendarovski, lufta kundër terrorizmit duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndër-sektoriale dhe sistematike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Është rritur papunësia në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Kaosi i trafikut në Tetovë | Banorët ankohen se policët nuk e mbajnë rendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë