Kapen dy kilogramë kokainë në Aeroportin e Shkupit te një udhëtar nga Brazili

    Aeroporti Nderkombëtar i Shkupit / Fotografia: Nistori

    Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka ndërprerë transportimin e dy kilogramëve kokainë prej Brazilit. Pak para mesnatës të së shtunës, në Aeroportin e Shkupit shërbimet policore dhe të doganës, kanë zbuluar drogën e fshehur në njërën prej dy valixheve të shtetasit brazilian, të cilën e kishte sjellë nga Sao Paolo.

    Pas bisedës informative, 34-vjeçari nga Brazili e ka pranuar se është angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut që ta transportojë drogën në këmbim të 5.000 eurove. Pas marrjes së informatave të nevojshme, Policia ka arrestuar dy vëllezër nga Ohri të cilët janë përfshirë në transportin e drogës, gjegjësisht personat me inicialet Q.N. 36-vjeçar dhe H.N. 28-vjeçar.

    Gjithashtu, Policia ka kryer bastisje edhe në dy lokacione në Strugë, për çka ndaj 36-vjeçarit S.K. është lëshuar urdhërarrest. Për katër personat e përfshirë, është dorëzuar kallëzim penal për përfshirje në organizimin dhe transportin e drogës. /Alsat

    Lajmi Paraprak

    “Tetori i këtij viti ishte muaji më i rëndë për ushtrinë ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës”

    Lajmi i rradhës

    Taravari: jam optimist se do të kemi Ndryshime Kushtetuese deri për Vitin e Ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë