Gruevski, përfituesi më i madh nga ndryshimet në Kodin Penal

    Ish kryeministri Nikolla Gruevski rezulton të jetë përfituesi më i madh nga ndryshimet e miratuara ditë më parë në Kodin Penal me të cilat u ulën dhe shfuqizuan dispozita të cilat parashikojnë dënimet me burg për veprat penale “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “bashkëveprim kriminal”.

    Gruevski lirohet nga masa efektive prej 9 viteve burg në rastin TNT për rrëzimin e paligjshëm të objektit të Kosmos të biznesmenit Fiat Canovski.

    I arratisuri në Hungari lirohet edhe nga dënimi për rastin “Trajektorja” me autostradat kineze, ndërsa për një vit i shfuqizohet edhe dënimi për rastin “Tanku” që i referohet Mercedesit gjysmë milioni euro.

    Ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov lirohet nga dënimet për rastin “Traget-Fortesa”, përgjimi masiv i qytetarëve dhe oponentëve politik në Maqedoni të Veriut, skandal i cili aso kohe u publikua nga ish lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev.

    Gjithashtu Mijallkov lirohet edhe nga akuza për rastin “Thesari”, lëndë kjo e cila në nëntor të vitit kaluar u vjetërsuar falë kthimit të saj në rigjykim dhe ruajtjes së lëndës në sirtarë nga gjykatësi Enver Bexheti.

    I pari funksionar aktiv i VMRO-DPMNE-së që pa të mirat e Kodit Penal me flamur të BE-së është deputeti Igor Janushev i cili sot u dënua me kusht për autobusët kinez, vendim i shpallur nga gjykatësi Osman Shabani pa prezencën e të akuzuarit dhe prokurores së rastit.

    Kodi Penal i sapo ndryshuar do t’i shpëton lëkurën edhe ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Vendimet gjyqësore kundër tij në rastin “Toplik” për dhënien e tokës për ndërtimin e “Qytetit të diellit” dhe “TNT” më nuk mbajnë.

    Dy deputet të tjerë nga kjo parti që nuk do të ndiqen më penalisht dhe nuk do të paraqiten në gjykatë janë edhe Antonio Milloshovski dhe Lupço Dimovski, përkatësisht ky i fundit deputet i Partisë Socialiste. Falë Kodit të ri Penal, përvetësimi i ndërtesës komunale më nuk do të jetë barrë juridike për Milloshovskin.

    Nga funksionarët e garniturës aktuale, ish sekretarët gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri dhe Dragi Rashkovski falë shfuqizimit të paragrafit 5 nga neni 353 nuk do të ndiqen për shpërdorim me fondet publike në procedurë të tenderimit publik.

    Megjithëse Zekiri dhe Rashkovski nuk pritet të lirohen nga masat e ndjekjeve penale përderisa ndaj tyre Prokuroria e për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur zgjerim të akuzave.

    Në faqen e Prokurorisë Publike për veprën “bashkëveprim kriminal” rezultojnë raste si pastrim parash, spiunazh dhe tregti me drogë, ndërsa për rastet që ndërlidhen me “shpërdorimin e detyrës zyrtare” rezultojnë kryesisht drejtues të institucioneve publike të cilët me veprimtarinë e tyre kriminale kanë dëmtuar buxhetin shtetëror dhe kanë përvetësuar të mira materiale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lajmërohet Gruevski: Unë dhe disa kolegë të mi jemi nën persekutim për gjëra të pabëra

    Lajmi i rradhës

    Sulmoi aktivistin e LGBT, i riu nga Shkupi dënohet me dy vite burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë