“KAPITALI I NDRYSHKUR” | A ka në Maqedoni para të tilla?

    Kryetari i Asociacionit të kompanive të huaja me prodhim të përparuar teknologjik, Viktor Mizo, i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat M, sqaroi kuptimin e termit “kapital i ndryshkur” dhe tregon nëse të holla të tilla janë futur në vendin tonë, përcjell Nistori.

    “Gjatë hyrjes së kapitalit, kapitali në të shumtën e rasteve dëshiron që të shumohet, të krijohet një farë profiti. Kapital i ndryshkur do të ishte ai lloj i kapitalit ku qëllimi thelbësor nuk është profiti, por që të ushtrohet ndikim i caktuar në atë vend ku futet ai kapital. Ai ndikim mund të nënkuptoj rrënim të drejtpërdrejt, ose ndonjë lloj ndikimi në rendin dhe qetësinë publike, por njëkohësisht mund të ketë edhe reperkusione të sigurisë ndaj vendit ku futet ai kapital dhe potencialisht mund të ketë edhe veprime korruptive…Ne, deri tani ndoshta nuk kemi qen vendi i cili ka qenë target për një kapital të këtillë”, deklaroi Mizo.

    Ndryshe, kryetari i Odës së Gjeodetëve, Nikolla Ribaroski foli për problemet në kadastës dhe theksoi se, disa shërbime të kadastrës janë rritur për pesëqindfish.

    “Më datë 19 të këtij muaji kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e Agjencisë së Kadastrës. Këto rritje sillen nga 40 deri në 500-fishë. Kjo nënkupton 5 herë shtrenjtim për një të dhënë të caktuar”, tha Nikolla Ribaroski, nga Dhoma e Gjeodetëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të dashuruarit heshtin…

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Kulturës përdhos gjuhën shqipe (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë