Nënkryetarja e re e LSDM-së, Fani Karanfilova Panovska në Click Plus në TV21 tha se ka tendenca për vendosjen e një regjimi të ri në Maqedoninë e Veriut. Karanfilova-Panovska shtoi se LSDM-ja do të punojë që të zbulohen këto tendenca, përcjell Nistori.
“LSDM punon dhe do të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të zbuluar të gjitha përpjekjet për të minuar sundimin e ligjit, dhe të zbulohen tendencat për vendosjen e një regjimi të ri në Maqedoni”, tha Karanfilova-Panovska.
“Nuk njoh asnjë nga udhëheqësia e re dhe nga Bordi Qendror i LSDM-së”, tha nënkryetrja e re e LSDM-së Fani Karanfilova-Panovska
Karanfilova-Panovska foli edhe për udhëheqësinë e re të LSDM-së. Karanfilovska tha se nga udhëheqësia e re dhe nga Bordi Qendror i LSDM-së nuk njeh asnjë.
“Të ju them të drejtën përveç 1 ose 2, kryetarin Filipçe dhe nënkryetaren Çupeska, asnjë nga udhëheqësia e re dhe nga Bordi Qendror nuk njoh dhe për këtë nuk mundem të komentoj nëse dhe çfarë raportesh kanë me kryetarët e mëpëarshëm të LSDM-së”, shtoi më tej Karanfilova Panovska. /Nistori/