AGGELER KRITIKOI GJYQËSORIN DHE TË KORRUPTUARIT MË SHUMË SE KUSHDO TJETËR NË RMV

    Që nga dita e betimit të ambasadores amerikane në Shkup, Angela Aggeler, nuk ka kaluar javë që nuk ka pasur kritikë, reagime të ashpra nga ana e Aggeler ndaj sistemit gjyqësor. Nga kërkesat për një vetting e deri te kritikat e drejtpërdrejta për autoritet qeveritare në Shkup, për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan Nistori.

    Një kërkim i Nistorit rezulton se për padrejtësinë, korrupsionin dhe vetting-un gjatë vitit 2023 më së shumti ka folur ambasadorja Aggeler. Këtë ajo e ka bërë në mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe sipas vegëzave të listuara, emri i ambasadores përmendet pothuajse çdo javë të vitit kur bëhet fjalë për listën e zezë dhe gjykatat. Aggeler foli edhe për pjesën se ShBA investoi në gjyqësorin e RMV, por pa asnjë rezultat konkret.

    Aggeler asnjëherë nuk e solli kah “Kina” kur ishte në pyetje korrupsioni dhe padrejtësia. Ajo madje foli me emra dhe mbiemra për të korruptuarit. Ambasadorja nuk e lëshoi mundësinë pa përmendur edhe vjetërsimin e lëndëve, ku ndër të tjera akuzoi gjyqësorin për punë joefikase dhe vjetërsimin e qëllimshëm të lëndëve gjyqësor që u kanë mundësuar figurave të njohura publike të shpëtojnë nga ndjekja penale. Sipas saj, mosndëshkimi forcoi korrupsionin në Maqedoninë e Veriut.

    Aggeler mbetet e prerë se, korrupsioni vazhdon të jetë një, në mos sfida më e madhe me të cilën përballet Maqedonia e Veriut, madje edhe në vitin që po rrjedh. Në vijim i gjeni shumicën e paraqitjeve të Aggeler, të cilat fjalë kyçe kanë PADREJTËSINË DHE KORRUPSIONIN. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV u përballën me situatë të rëndë ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Mënyra e të menduarit – çelësi i shëndetit mendor?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë