Kasami: BDI kërkon litarin e shpëtimit, është subjekt i dëshpëruar

    Në një konferencë për shtyp opozita shqiptare e kryesuar nga Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë zyrtarizuar emrin e koalicionit opozitar. Ndër të tjera lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se pas zyrtarizimit të koalicionit ata janë gati të përballen me BDI-në. Ai tha se BDI-ja tashmë është jë subjekt i dëshpëruar që do të kërkojë litarin e shpëtimit.

    “Dikur ne kemi pasur mendime të kundërta por ja, sot jemi bashkë për ndryshim bashkë me popullin shqiptar drejt të ardhmes më të mirë. BDI-ja është një subjekt i dëshpëruar që do të kërkojë litarin e shpëtimit. Ata do të përpiqen të krijojnë përçarje në publik se nuk jemi qatë fortë dhe jemi të përçarë. Ata do të përpiqen të bëjnë trazira në radhët opozitës, skenari i parë tashmë, por nuk do t’ia dalin. I themi BDI-së se ne jemi gati. Të jeni të sigurtë se do të kemi suksese.”- tha Kasami.

    Kasami fton votuesit e ASh-së të rreshtohen në frontin opozitar

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Billal Kasami, i ftoi votuesit e Aleancës për Shqiptarët të që të rreshtohen në frontin opozitar.

    “Më lejoni që të bëj ftesë jo vetëm për Aleancën për Shqiptarët, por të gjitha subjektet politike dhe të gjithë qytetarët të cilët e duan ndryshimin, të jenë në mesin tonë dhe t’i bashkëngjiten këtij koalicioni të ndryshimit. Sa i përket Aleancës për Shqiptarët duke parë qëndrimet kontradiktore të tyre, ne i bëjmë ftesë të gjithë votuesve të Aleancës që e duan ndryshimin të jenë në anën tonë. Ftesa ju bëhet të gjithë anëtareve të Aleancës që e duan ndryshimin.”- tha Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: LEN e ka prioritet kryesor luftën kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Nga bombardimet izraelite, kameramanit të AA iu vranë katër fëmijë në Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë