Kasami: Buxheti nuk reflekton përcaktimin tim programor për realizimin e projekteve të premtuara

    Bilall Kasami u prononcua edhe para medias ne lidhje me miratimin e buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2022, të cilin e sheh si buxhet krize, njofton Nistori.

    Çfarë konkretisht në investimet kapitale parasheh ky buxhet?

    “Falemenderoj të gjithë këshilltarët të cilët votuan pro për buxhetin e komunës për vitin 2022 por kam mirëkuptim edhe ata të cilët nuk votuan, nga shkaku se ky buxhet është një buxhet krize sepse nuk reflekton përcaktimin tim programor sa i përket projekteve dhe asaj të cilën ne e kemi premtuar dhe për të cilën angazhohemi në administratën e komunës për ti realizuar në të mirë të qytetarëve. Pra është një buxhet i cili fillimisht është i përcaktuar nga korniza ligjore që nënkupton mesataren e realizimit të tre viteve të fundit, një mesatare e cila ka qenë katastrofike në periudhën e kaluar, sa i përket vjeljes së të hyrave burimore të komunës, pra ky buxhet është një buxhet për funksionim normal të aktiviteteve të përditshme të komunës dhe në një pjesë shumë të vogël për investime kapitale. Ne dje patëm një debat publik me qytetarët ku morrëm shumë sugjerime të cilat premtuam do të inkorporohen në rebalancin e parë i cili do të realizohet brenda vitit 2022” përgjigjet Bilall Kasami para mediave.

    Kasami deklaroi se ky buxhet është buxhet krize të cilin e ka gjetur në komunën e Tetovës dhe ky buxhet nuk reflekton përcaktimin programor të Kasamit si kryetarë i komunës së Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    38 për qind e të punësuarve në Shqipëri paguhen me pagë minimale ose më pak, “Të pasurit” vetëm 0.14 për qind

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni në vitin 2022 do të kontrolloj pronësinë e gjykatësve , prokurorëve dhe drejtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë