Kasami dhe Durmishi të bindur për shumicë në Këshillin Komunal

    Sot ka votuar Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili u bëri apel qytetarëve që të dalin masovikisht për të votuar, duke potencuar se përfaqësuesi i tyre do të jetë edhe zëri i tyre. Të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe bartësi i listës nga radhët e Lëvizjes Besa, Besar Durmishi i cili para mediave tha se do e kenë shumicën në Këshillin Komunal, përcjell Nistori.

    “Sot shfrytzova të drejtën time si qytetarë i Tetovës për të votuar për Këshillin Komunal, një këshill i cili do të jetë për të realizuar projekte në të mirë të Tetovës dhe tetovarëve. Më lejoni ti ftojë të gjithë bashkëqytetarët e mi që sot në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë për përfaqësuesin e tyre në Këshillin Komunal, një përaqësues i cili do të jetë zëri i tyre për të realizuar projekte zhvillimore për Tetovën, për një Tetovë e cila do të ju krijojë mundësi të gjithë qytetarëve të saj pa marrëparasysh përkatësin etnike, fetare dhe politike”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

    I pyetur se ka një plan “B” nëse nuk e merr shumicën e këshilltarëve dhe si do të funksionojë komuna, Kasami u përgjigj se komuna do të funksionojë konformë votës së qytetarëve.

    “Unë si kryetar komune do të jem në krye të detyrës dhe do të bashkëpunojë me këshillin komunal çafrëdo formati që të dal. Sigurisht që do ta kem më lehtë nëse tetovarët votojnë për listën që unë e ofroj, por vota është e lirë dhe çdo qytetarë ka të drejtë të votojë për përfaqësuesin e tyre”, tha Kasami

    A ka Bilall Kasami ndonjë vijë të kuqe për ndonjë subjekt politik me të cilin ai nuk do të bashkëpunojë?

    “Vija e kuqe është interesi i qytetarëve, çdo parti politike e cila ka interesin e tetovarit do të ketë bashkëpunimin tim” u shpreh Bilall Kasami.

    “Unë e shfrytëzova të drejtën time për të votuar, apeloj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë masovikisht. Këshilli është organ tepër i rëndësishëm për Komunën e Tetovës, të gjitha problemet që i ka qyteti zgjidhen nëpërmjet këshillit komunal”, deklaroi Besar Durmishi.

    Durmishi i bindur para gazetarëve tha se Lëvizja Besa do e ketë shumicën e këshilltarëve, kështu duke mos deklaruar një numër paraprak të këshilltarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çdo konflikt “shqetëson investitorët e huaj”

    Lajmi i rradhës

    Dauti i KKZ-së: Procesi zgjedhor ka rrjedhur në rregull, me probleme të vogla teknike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë