Dauti i KKZ-së: Procesi zgjedhor ka rrjedhur në rregull, me probleme të vogla teknike

    Nazmi Dauti nga KKZ-ja për media prononcoi se procesi zgjedhor në vend po rrjedh në mënyrë të rregullt, me disa probleme të vogla teknike të cilat më pas u menjanuan, përcjell Nistori.

    “Dalja e votuesve në vendvotime konkretisht nga 117 vendvotime deri në ora 11 është 6.71 për qind apo në numër 5642 votues. Deri në këto momente janë paraqitur disa parregullsi teknike në lidhje me pajisjet biometrike për identifikimin e votuesve, mirëpo pas intervenimit nga ana e KKZ-së dhe personave përgjegjës të cilët janë caktuar nga Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve për menjanim të këtyre parregullsive, këto probleme u menjanuan dhe procesi i votimit zhvillohet siç duhet.
    Kishim edhe disa ankesa në lidhje me disa materiale të ngjitura nëpër disa vendvotime që janë vetëm në gjuhën shqipe, mirëpo kjo nuk ka qenë e qëllimshme nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor, pasiqë të gjitha materialet tjera informative që janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjdhjeve deri në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve janë në dy gjuhë ndërsa kjo ishte një lëshim teknik nga ana e KKZ-së dhe këtë lëshim teknik do ta përmirsojmë ose nëse nuk arrijmë ti përmirsojmë do ti tërhjekim edhe ato në gjuhën shqipe.
    Qytetarët edin më se në cilin vendvotim voton, ata ishin një material informativ që prej cilës shkronjë deri në cilën shkronjë votohet në atë vendvotim. Nëqoftëse nuk arrijmë që në të gjitha vendvotimet ti dërgojmë këta në gjuhën maqedonase atëherë do ti tërhjekim edhe në gjuhën shqipe” deklaroi Nazmi Dauti nga KKZ. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami dhe Durmishi të bindur për shumicë në Këshillin Komunal

    Lajmi i rradhës

    Thaçi: Këto zgjedhje maltretim për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë