Kasami fajëson pushtetin e kaluar për projektin e furnizimit me ujë në Tetovë

    Foto: Lirim Shabani

    Fajin për defektet e shpeshta në gypin kryesor që furnizon Tetovën me ujë kreu i Komunës Kasami ia hedh pushtetit të kaluar komunal. Ai tha se projekti është realizuar në mënyrë katastrofale dhe pa asnjë standard.

    “Siç më ka informuar drejtori i Ndërmarrjes ka të bej me problemet me të cilat ne jemi ballafaquar në gjitha problemet infrastrukturore. Projekt i realizuar pa asnjë standard minimal. Ai rrjet i prurjes së ujit është projekt skandaloz. Para një muaj mora informatë nga Ndërmarrja komunale se janë tetë pika kritike që janë bë të lidhjeve të gypit që në çdo moment mund të plasin. Njërën e sanuam para një muaji por tjerat nuk patëm mundësi shkaku i kushteve klimatike. Një ndër ato tetë pika kritike tani ka plasur por të punësuarit e ndërmarrjes janë në terren dhe shpresoj shpejt për dy tre ditë të rregullohet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

    Ekipet e Ndërmarrjes publike që prej tre ditësh po punojnë në sanimin e defektit, por si pasojë e ngricave të mëdha në malësi ka bërë që realizimi i punës të vështirësohet.

    Tetova që prej tre ditësh ka kufizime të ujit, edhe atë nga ora një e mesnatës deri në orën pesë të mëngjesit, shkaku i rënies së sasisë së ujit nga 300 në 160 litra për sekondë. Megjithatë, edhe përkundër lëshimit të ujit gjatë ditës, në disa vende as që arrin furnizimi me ujë.

    “Shumë dobët kemi. Unë rri atje afër spitalit, ka filluar edhe të ndalet tek neve se deri tani kemi pasur. Tash ditën jo, ka një orë dy or orar të caktuar”

    “Nuk ka, nuk është si duhet, nuk ka. Për pije blejmë ditën në markete”.

    “Afër kazermës jetoj por për momentin uji është dobët shumë. Ka periudha kur ndalet për momentin dobët është”.

    Ndryshe, në vendin e quajtur Leshnicë në malësi të Sharrit, nga ku furnizohet me ujë i gjithë qyteti, shpesh ndodh që të ketë probleme të këtilla, që e lënë qytetin me ditë të tëra pa ujë për pije. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kosova dhe Shqipëria me abetare të përbashkët

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë