VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

    Opozita maqedonase thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për ta arritur këtë qëllim. Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski tha se formimi i Qeverisë së re nuk do të sjellë ndryshime për vendin. Ai shtoi se pavarësisht asaj se kush do të jenë kuadrot në kabinetin e ri qeveritar, zaevizmi do të mbesë brenda saj.

    “Unë ende nuk mund t’i kuptojë partnerët e koalicionit të LSDM-së dhe deputetëve të LSDM-së se si munden kështu në mënyrë të disiplinuar ta mbështesin Qeverinë e udhëhequr nga BDI. Kjo është Qeveri e cila do të ketë kryeministër jo legjitim, i cili nuk është ballafaquar me qytetarët në zgjedhje. I cili është i instaluar atje ku është, kanë debakël historik në zgjedhjet lokale. VMRO DPMNE është partia politike me numër më të madhe të deputetëve në Kuvend, numër më të madh të kryetarëve të komunave dhe me më shumë këshilltar. Dhe ne kemi shumë mundësi në dispozicion të cilat do ti shfrytëzojmë për të ardhur deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kasami fajëson pushtetin e kaluar për projektin e furnizimit me ujë në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Mustafa Shentop për vizitë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë