Kasami kërkon zgjedhje të parakohshme

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka kërkuar që për çështjet aktuale politike të gjitha partitë, pozitare dhe opozitare, të ulen në tavolinë të përbashkët për të arritur kompromisin.

    “Nëse qeveria kërkon bashkëpunim në lidhje me ndryshimet kushtetuese, atëherë duhet të ulemi në tavolinë të përbashkët për të gjetur konsensus për të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe zgjedhjet e parakohshme. Nëse për qeverinë prioritet është ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja në të e bullgarëve si popull, atëherë duhet të ketë kompromis edhe për zgjedhje të parakohshme.” – deklaroi Kasami.

    Sipas tij, nëse ka vullnet për t’u zgjidhur problemet aktuale në pjesën e integrimeve, por edhe në fushën ekonomike, energjetike dhe të menaxhimit të dobët me institucionet, shpreson se do të mund të dakordohen edhe për ndryshime kushtetuese edhe për zgjedhje të parakohshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Shqipëria, parajsë për pastrimin e parave – amnistia fiskale do ta kthejë vendin në ‘lavatriçe për paratë e pista’”

    Lajmi i rradhës

    Nesër protestohet – Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka siguruar ilaçin të sëmurëve me fibrozë cistike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë