Kasami: Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë, vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të jetë pjesë e një qeverie të gjerë eventuale.

    I pyetur nëse Besa do të hyjë në qeverinë e gjerë të propozuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, Kasami se partia e tij do të hyjë në qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

    “Jo. Lëvizja Besa do të hyjë në qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si fituese e atyre zgjedhjeve në bllokun politik shqiptar”, tha Kasami.

    Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka kushtëzuar votimin e ndryshimeve kushtetuese me qeveri të zgjeruar, në të cilën ajo do të ketë gjysmat e pozitave të LSDM-së dhe në të cilën BDI nuk do të bëjë pjesë.

    Lajmi Paraprak

    TAKIMI KOVAÇEVSKI – MICKOSKI | ASh: Do të mbajmë mbledhje të kryesisë dhe do të dalim me qëndrim të dakorduar

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Në fund të korrikut do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë