Kasami: MASh të jep pëlqim për angazhim të kuadrit profesional për për trajtimin e fëmijëve me autizëm

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në qendrën e qytetit së bashku me qytetarët kanë shënuar ditën kundër autizmit. Kasami me këtë rast tha se jemi këtu në sheshin e Tetovës për të shënuar ditën botërore të autizmit dhe për të treguar se të gjithë jemi të barabartë.

    “Në ditën e autizmit dua të tregojmë se çdo anëtarë i familjes është i rëndësishëm. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve që të kontribuojnë në integrimin e fëmijëve me autizëm që kur të rriten të kontribuojnë në shoqëri”, tha Kasami dhe shtoi se në shkollat tona nevojitet më shumë staf profesional për të trajtuar këtë çështje.

    “Kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të jep pëlqim për angazhim të kuadrit profesional të cilën e kemi dorëzuar para dy viteve. Si komunë me mjete vetanake do të bëjmë përpjekje që të angazhojnë ekip profesional nëpër shkolla ku bëjnë pjesë edhe psikolog edhe staf profesional për trajtimin e fëmijëve me autizëm”, deklaroi Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Kontrabanda e qenieve njerëzore rëndon gjyqësorin gjerman

    Lajmi i rradhës

    Melanoma – 10 mite dhe të vërteta për kancerin e lëkurës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë