Kasami: Në komunën e Tetovës një i punësuar ka marrë rrogë të rregullt duke qëndruar në Gjermani

    Sot në Komunën e Tetovës duhet të miratohet buxheti i komunës për vitin 2022. Në seancën e katërt komunale, këshilltarët diskutojnë mbi buxhetin, duke dhënë vërejtjet e tyre. Nga BDI akuzojnë se ky buxhet nuk është ekonomik dhe jo i përshatshëm për të gjithë nevojat e qytetarëve, njofton Nistori.

    “Fatmirësisht ligji na mundëson kontratat fiktive në vepër t’i ndërpresim dhe i kam ndërprerë, të gjithë ata që kanë marrë paga, familjarë dhe njerëz të administratës paraprake sot duhet të japin llogari dhe duhet ti kthejnë ato mjete ose duhet të ballafaqohen me procedura gjyqësore, por në të njejtën kohë ne jemi ballafaquar me një administratë mbi 340 të punësuar, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve as që kanë ardhur në punë, unë para dy-tre ditëve ballafaqohem me një situatë ku një i punësuar që merr pagë të rregullt nga komuna punon në Gjermani dhe për tetë vite nuk është kujtu dikush se pse ky person i merr paratë e taksapaguesve tetovarë” deklaroi Kasami.

    Debati për miratimin e buxhetit në komunën e Tetovës vazhdon, Kasami propozoi që të bëjnë një listë të administratës për ato punëtorë që shkojnë në punë dhe nuk kanë me çfarë të meren, ai me shumë bindje tha se mund ti dërgojmë në shtëpi por siç edim se ato i mbron ligj. Kështu do të duhet sipas Kasamit të bëjnë më të vështirën duke i mësuar të bëjnë atë që e kan për detyre, në shërbim të qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gazi rus shkon në drejtimin e kundërt

    Lajmi i rradhës

    Sela: Do veprojmë në bazë të mësimeve që i morëm nga sjellja e aktorëve politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë