Kasami: Në Tetovë do të ndërtojmë pishina të mbyllura, me të cilën do të kemi shëndet mental dhe fizik

    Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar komune të Tetovës, Bilall Kasami prej sot filloi me serinë e debateve me mjekët në lidhje me atë që në të ardhmen pushteti lokal mund ta bëjë për shëndetin publik.

    Kasami potencoi se pushteti lokal  nuk ka shumë ingerenca në shëndetësi, por megjithatë me aktivitetet dhe përgjegjësitë mund të kontribuojë shumë sipas devizës “më mirë të parandalohet se sa të mjekohet”.

    “Prandaj sot bisedojmë me mjekët të cilët na i dhanë sugjerimet  e tyre çka duhet të bëjë pushteti lokal për shëndet më të mirë publik, për shëndet më të mirë të të gjithë qytetarëve në komunën e Tetovës. Me mbështetjen tonë do të jenë pjesë e programit për zgjidhje të problemeve dhe përmirësim të kushteve të jetesës dhe zvogëlim të sëmundjeve.  Sugjerimet kanë të bëjnë  me përmirësimin e ajrit, të ujit, përmirësim të kushteve në qytet që të ketë më shumë aktivitet fizik, me ecje dhe aktivitete tjera, alpinizëm. Pastaj propozime për përmirësim të pjesës për sport të fëmijëve dhe nxënësve sepse shkollat janë në ingerenca të pushtetit lokal. Propozohet të ndihmohen të gjitha klubet në të cilat trajnojnë fëmijët tanë, të simulohet sporti dhe në Tetovë të ndërtohen pishina të mbyllura, me të cilën do të kemi shëndet mental dhe fizik”, theksoi Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria nesër heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Kur aktiviteti fizik bën dëm për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë