Kasami paralajmëron kontrolle nëpër kompani, nëse plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarreve

    Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës / Fotografia: Nistori

    Pas zjarrit që kaploi depon në fshatin Falishtë, komuna e Tetovës do nis aksion për kontrollimin e firmave, nëse plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarreve.

    Sipas kreut të komunës së Tetovës, kompania e cila u përfshi nga flakët javën e kaluar nuk ka pasur hidrantë të instaluar kundër zjarrit, gjë që ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

    “U konstatua se edhe në këtë objekt nuk ka pasur hidrant i cili do ishte një lehtësim i madh për zjarrfikësit për intervenim më të shpejtë dhe diskutuam edhe që në të ardhmen të bëjmë inspektim të detajuar në firmat private dhe institucione publike me rrezikshmëri të lartë nga zjarret e tilla, që pastaj në bazë të studimit të shohim se cilat institucione dhe çfarë masash duhet të marrin që në të ardhmen të ulet rrezikshmëria nga situatat e zjarreve që përveç që dëmtojnë pronat rrezikojnë edhe shëndetin e qytetarëve”, tha  Bilall Kasami., kryetar i komunës së Tetovës.

    Për të siguruar ujë për shuarjen e zjarrit, në mungesë të hidrantëve në kompaninë që mori flakë, zjarrfikësit është dashur të udhëtojnë madje edhe njëzet minuta.

    “Janë tre objekte së fundmi ku kemi intervenuar me orë të tëra, fjala është për depo apo mini fabrika që prodhojnë gjëra të ndryshme, ku kemi hasur që asnjëra nga këto ndërmarrje nuk posedojnë as hidrantë e as aparate kundër zjarrit. Kjo na vështirëson intervenimin tonë, dhe siç e patë në zjarrin e fundit me përmasa të mëdha, ndikon edhe në cilësinë e ajrit në Pollog. Tanimë gjitha rrugët e reja që ndërtohet kërkojmë që të kenë hidrantë edhe nëpër lagje, sepse qyteti i Tetovës ka rrugë të ngushta dhe depërtimi jonë bëhet shumë i ngadaltë”, u shpreh  Avni Ameti, Kryeshef i NJTKZT.

    Shkaku kryesor që në shumicën e depove apo fabrikave të vogla në Tetovë nuk ka hidrantë dhe nuk ka shkallë për shpëtim në rast zjarri, sipas informatave tona në komunën e Tetovës është ndërtimi fillimisht i një pjese të tyre në mënyrë ilegale që më pas janë legalizuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kush dezinformoi se kryetari i FFM Sejdini nuk u gëzua për golin e Bardhit me Anglinë?

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa akuzon BDI-në: e gënjyet opinionin në RMV për pikën kufitare Llojan – Miratoc

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë