Kasami: Rasti i Selami Kolonjës do të përdoret si dëshmi për keqpërdorimin e buxhetit në Komunën e Tetovës

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në TV21 tha se ka fakte që individë të caktuar për punë partiake kanë paguar dreka me para të buxhetit të Komunës së Tetovës.

    “Ke situata për dy zotëri, pronar të një restoranti në UEJL, pronari dhe drejtori, të cilët për faturë për drekë…tash këtë as unë nuk e supozoj, ju supozoni se a ka qenë drek e BDI-së apo e Komunës. Çfarë organizimi ka qenë, këtë në Prokurori duhet ta dëshmojnë. Është faturë prej rreth 80 mijë denarë, për të cilën këta dy zotëri kanë kontratë në vepër me Komunën e Tetovës. Vetë dëshmojnë se nuk kanë bërë asgjë për Komunën e Tetovës, kanë faturuar drekë që e ka hëngër dikush aty…”, tha mes tjerash Kasami.

    Ata që kanë marrë rrogë dhe s’kanë punuar, do t’i kthejnë paratë

    Kasami ka komentuar kontratat në vepër që janë realizuar në këtë Komunë gjatë pushtetit të kaluar lokal. Kasami tha se ata persona që nuk kanë dëshmi që kanë realizuar punën për të cilën janë angazhuar, do të duhet t’i kthejnë paratë.

    “Ata që kanë marrë rrogë dhe s’kanë punuar, do t’i kthejnë paratë”, tha mes tjerash Kasami.

    Janë blerë telefona Samsung dhe iPhone me vlerë 1000€ me buxhet të komunës

     Kryetari tha se pushteti i kaluar lokal në këtë Komunë ka nënshkruar kontrata pasi që puna për një çështje të caktuar është nënshkruar.

    “Një nga shembujt për keqpërdorimin e tenderëve është shtegu i biçikletave, që është publikuar pas përfundimit të punës, para zgjedhjeve, Për këtë ka edhe padi penale. Rast tjetër është nënshkrimi i kontratave për dy vjet me A1 me çka janë blerë më tepër se 20 celularë të shtrenjtë me vlerë prej 100 eurove, Samsung, Iphone. Kemi 340 marrëveshje dy vjeçare me A1 të cilat nuk mund t’i ndalojmë sepse do të duhet të paguajmë”, tha mes tjerash Kasami.

    Statusi i Selami Kolonjës do të përdoret si dëshmi për keqpërdorimin e buxhetit në Komunën e Tetovës

    Kasami pohoi se kanë ndjekur reagimet në publik pas publikimit të listave të kontratave në vepër që janë realizuar nga pushteti i kaluar lokal. Kasami njoftoi se reagimi i Selami Kolonjës në rrjetet sociale do të përdoret si dëshmi në Prokurori.

    “Publikisht do të falënderoj Selami Kolonjën për deklarimin e tij dhe ta informoj se postimi i tij do të jetë një ndër dëshmitë në Prokurori se si janë bërë keqpërdorimet e buxhetit të Komunës së Tetovës”, tha mes tjerash Kasami.

    Komuna e Tetovës ka mbi 7 milionë euro në përmbarim! Mbi 600 mijë euro janë marrë nga llogaria

    I pari i Komunës së Tetovës deklaroi se Komuna i ka borxh rreth 435 kompanive. Ai theksoi se Komuna e Tetovës ka mbi 7 milionë euro në përmbarim, pa llogaritur kamatat e dënimit.

    “Unë kam 435 vendime përmbarimi, Bilall Kasami nuk disponon me llogarinë e Komunës së Tetovës. Mbi 600 mijë euro më janë marrë në llogari nga përmbaruesit. Përmbaruesit marrin edhe kamata të dënimit, pra unë për momentin mbi 600 mijë euro më kanë shkuar, një pjesë pjesë e konsiderueshme për kamata. Unë mbi 7 milionë euro i kam në përmbarim, nga këto 7 milionë euro të cilat i kam këtu, unë nuk e di sa është kamata, kamata mund të jetë 3 milionë euro. Kjo 7 milionë euro mund të shkoje shumë më lartë, sepse përllogaritjen e kamatës së dënimit e bën Banka Qëndrore”, tha mes tjerash Kasami.

    I pyetur nëse ka trashëguar diçka pozitive nga ish kryetarja Teuta Arifi. Ai në sakazmë tha se të vetmën gjë “pozitive” që ka trashëguar është ndoshta Covid-19, sëmundje me të cilën Kasami rezultoi pozitivë kohëve të funsit.

    “Vetëm kovidin që e pata një javë mund të jetë pozitive në të gjithë këtë tregim”, tha Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Përdorimi i zgjatur i pajisjeve digjitale bëhet shkak për konflikte familjare

    Lajmi i rradhës

    Fushata e testimit të rastësishëm pritet të zgjerohet edhe në qytetet tjera të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë