Kasami thotë se me strehimoren në Ratajë do t’i jepet fund problemit me qentë endacakë

    Komuna e Tetovës njoftoi se në fshatin Ratajë është hapur strehimorja për qentë endacak një ndër strehimoret e rregulluara sipas standardit të nevojshëm. Nga komuna thanë se, ky problem ishte një nga problemet më të mëdha që kanë trashëguar nga autoritetet e më hershme, por edhe sfidë për ta si pushtet local që të gjejnë më në fund zgjidhjen e duhur për këtë çështje, përcjell Nistori.

    “Tani duhet të jemi njerëzorë si qytetarë dhe në vend që të lëmë qentë në rrugë, u bëjmë apel të gjithëve që kanë mundësi të adoptojnë ndonjë nga qentë mund ta bëjnë, që dhe ata të kenë një shtëpi të tyren dhe njerëz që do kujdesen për to. Ne vazhdojmë të zgjidhim çdo problem të komunës sonë, me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetin dhe qytetarët e Tetovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Ndërkohë, kryetari i komunës, Bilall Kasami përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se, qentë e pastrehë do t’i nënshtrohen trajtimit maksimal njerëzor që përfshin kapjen e tyre, transportin në spital, pritjen dhe ekzaminimin nga një veteriner i certifikuar, testin e socializimit, ekzaminimin laboratorik për sëmundje të caktuara, identifikimin dhe mbajtjen e shënimeve (çipe dhe etiketë në vesh), sterilizimin, tredhjen, akomodimi, trajtimi dhe kujdesi pas operacionit, si dhe vaksinimi i duhur.

    Lajmi Paraprak

    Mucunski e kthen nipin e Ahmetit nga Brukseli – nuk ka treguar rezultate të mira në investime

    Lajmi i rradhës

    Qarku i Shkodrës nderon me mirënjohje dijetarin Nasirudin al-Albanin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë