Kasami viziton malësinë e Tetovës: Me ardhjen time në krye të komunës do t’i zgjidh hallet e qytetarëve

    Në vazhdën e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Besa, kandidati për kryetar komune në Tetovës, Bilall Kasami ka vazhduar me takime në vendbanimet e Tetovës. Fillimisht, kryetari Kasami vizitoi fshatin Llacë, më pas fshatrat e malësisë së Tetovës, Vicë dhe Sellcë, njofton Nistori.

    Në fshatin Llacë kandidati Kasami ka deklaruar se me ardhjen e tij në krye të komunës do t’i zgjidhë hallet e qytetarëve.

    “Ne nuk jemi vetëm për t’i dëgjuar hallet e tyre, por duhet të gjejmë edhe zgjidhje”, ka deklaruar Kasami.

    Më tej, ai vizitoi edhe fshatin Vicë, nga aty Kasami përcolli këtë porosi: “Vërtetë rruga për në Vicë është e shkatërruar, por njerëzit e Vicës janë gjithë zemër. Rrugën do ta ndërtojmë, bashkë me të ardhmen e Tetovës”, tha kandidati Kasami.

    Në fshatin Sellcë, Bilall Kasami në takim me banorët, deklaroi se ka ardhur koha për të ndryshuar komunat tona me ka krejt.

    “Sellca e cila duhej të ishte një paralagje moderne e Tetovës, ka ngelur pa ujë e me shkollë të shkatërruar. Ndryshimi filloj prej sot dhe prej këtu”, ka përfunduar Bilall Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Ziberi: Ne kemi bindje të ndryshme politike, por hallet i kemi të përbashkëta (Video)

    Lajmi i rradhës

    Si të kuptoni që duhet të shkoni tek Piskologu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë