Ziberi: Ne kemi bindje të ndryshme politike, por hallet i kemi të përbashkëta (Video)

    Sot nuk do të flasim për infrastrukturën, sepse kemi folur 30 vite, por nuk është bërë. Për t’i dhënë kuptimin arsyes pse jemi këtu të organizuar dhe të bashkuar, duke folur mes vete dhe me veten, jo me politikën dhe për politikën, kështu është shprehur sonte kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi në vigjilje të shtabit qendror në këtë komunë, njofton Nistori.

    Ziberi ka thënë para banorëve të Zhelinës se ne kemi bindje të ndryshme politike, por hallet i kemi të përbashkëta. Nuk ka rëndësi aspak nëse dikë do ta zbresim nga froni i pushtetit, por me rëndësi është jeta dhe përditshmëria që jetojmë.

    “Nuk është me rëndësi qëllimi fitorja në zgjedhje, a do e zbresim dikë nga fronti i pushtetit, aspak s’ka rëndësi. Po është me rëndësi jeta dhe përditshmëria që e jetojmë në Zhelinë. Kemi yrnek të kaluarën se duhet të bëhemi në funksion të komunës. Në funksion të njerëzve që jetojmë këtu dhe në funksion të atyre që largohen shumë e më shumë”, ka deklaruar Ziberi para banorëve të kësaj komune.

    “Kësaj komune i duhet unifikim. Infrastrukturën nuk do e bëj unë, por do e bëjmë ne. Aq sa kemi bërë ne vet si qytetar me krahun e diasporës, politika nuk arriti dhe nuk do arrijë ta rënon. Prandaj si theks të veçantë e vë unifikimin e komunës”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teuta Arifi në Tetovë: Agjenda e gjelbër nuk është vetëm deklaratë, por ajo nënkupton cilësinë e jetës

    Lajmi i rradhës

    Kasami viziton malësinë e Tetovës: Me ardhjen time në krye të komunës do t’i zgjidh hallet e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë