Kastriot Rexhepi: Nuk e bëra të ditur qëndrimin tim te Lëvizja Besa, me qëllim që të mos më bëjnë presion

    Deputeti i Lëvizjes Besa, tashmë i përjashtuar nga partia, ka folur rreth zhvillimeve të fundit, konkretisht arsyet pse nuk votoi për rrëzimin e qeverisë të enjten e kaluar (11.11.2021) dhe çka e shtyu atë të ndryshojë mendje, pasi kishte dhënë nënshkrimin për mocionin e votëbesimit të qeverisë. Rexhepi tha se ka qenë i habitur kur është shfaqur fotografia me zyrtarët e opozitës maqedonase dhe shqiptare, përfshirë Lëvizjen Besa dhe partinë “E Majta”. Pse ndryshoi mendje, ai thotë se qëndrimi i tij ka ndryshuar në moment edhe atë në bazë të proceseve eurointegruese dhe nuk ka dashur që të jetë pjesë e nismës “E Majta”.

    Rexhepi theksoi se ai me plot bindje se atë ditë ka qenë në Shkup dhe është strehuar te shtëpia e një miku të tij.

    “Ditën e enjte ishte seanca dhe unë vendosa që të mos shkoj në seancë dhe në orët e mëngjesit, bashkë me familjen shkuam në shtëpinë e një miku tim të afërm, për të strehuar familjen dhe për të mos u ekspozuar nga presionet”, tha Rexhepi.

    Lajmi Paraprak

    Ministri Shaqiri paralajmëroi se “Open Balkan ID” do të ofrojë qasje të lirë në tregun e punës dhe import të lehtë

    Lajmi i rradhës

    A e tradhtoi Kastriot Rexhepi Lëvizjen Besa apo anasjelltas?

    Lajme tjera

    Zaevi dha dorëheqje

    Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev në konferencë për shtyp uroi kundërshtarët politik në këto…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë