Katër maqedonasë në Kumanovë punësohen duke u deklaruar shqiptarë

    Në Komunën e Kumanovës ka vazhduar avazi i punësimit të maqedonasve vetëm përmes deklarimit se ndjehen shqiptar. Alsat ka siguruar katër vendime të datës 30 qershor ku janë punësuar 4 persona në pozitat: mirëmbajtës, pastrues, shërbyes dhe shofer në Komunën e Kumanovë.

    Sipas dokumenteve Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski kanë zënë vendet e punës vetëm përmes deklarimit të përkatësisë etnike shqiptare, përkatësisht duke u përshtatur me kushtin e konkursit i cili ka parashikuar që në këto pozita të punësohen shqiptar.

    Katër vendimet në fund mbajnë firmën e kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

    Lajmi Paraprak

    Kearns: Burimet ushtarake më kanë thënë, armët nga Serbia hyjnë në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Kur uji në RMV përdoret për argëtim!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë