Kur uji në RMV përdoret për argëtim!

    Me ardhjen e stinës së verës, vjen edhe argëtimi i fëmijëve për të mbushur pishinat. Për shkak të motit të nxehtë shpenzohet një sasi e madhe e ujit, ku qytetarët më së shumti ujë shpenzojnë duke ujitur oborret, e që kjo dukuri po bëhet problem për punonjësit e ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, pasi përpjekjet për sigurimin e ujit të pijshëm në vapën e verës janë të pranishme çdo vit. Me valën e parë të temperaturave të larta edhe pse jemi në fillim të korrikut, u vu re një rritje e lartë e konsumimit të ujit.

    Nga kompania “Ujësjellësi dhe Kanalizime” theksojnë se paralelisht me rritjen e temperaturave rritet edhe konsumimi i ujit në qytet dhe uji i ujësjellësit përveç që përdoret për pije, gjithashtu qytetarët e përdorin edhe për ujitje, freskim, mbushje pishinash, etj.

    “Lidhur me këtë problem, ne si kompani publike, përveç fushatave të realizuara tashmë në drejtim të ndërgjegjësimit të publikut për shfrytëzimin racional të ujit të pijshëm dhe mbrojtjen e burimeve natyrore, çdo vit në vazhdimësi u kujtojmë qytetarëve se uji i pijshëm nuk guxon të përdoret për ujitje të tokave bujqësore dhe ftohje dhe apelojmë për shfrytëzimin e përgjegjshëm të këtij pasurie të çmuar natyrore për të gjitha nevojat në shtëpitë e tyre”, njofton kompania.

    Ata shtojnë se shpenzimi i ujit për argëtim përpos nevojave, po paraqet abuzimin e tij, ku këto shkaktojnë probleme në furnizimin me ujë me presion të reduktuar apo edhe të dobët, ku në vende të caktuara po hasim me ndërprerje të furnizimit me ujë.

    Sipas të dhënave të Eurostat-it nga vitet e kaluara, banorët e vendeve të Bashkimit Evropian konsumojnë mesatarisht rreth 200 litra ujë në ditë, ndërsa në Maqedoni konsumi mesatar arrin 323 litra për banorë në ditë. Vetëm në Shkup çdo banor konsumon mesatarisht rreth 500 litra ujë.

    Nga monitorimet e kryera nga autoritetet në ujësjellësin, konsumi mesatar ditor është nga 280 mijë deri në 290 mijë metër kub, ndërsa në ditët me temperatura shumë të larta arrinte mbi 300 mijë metra kub.

    “Si çdo vit, apelojmë tek qytetarët për konsum racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijshëm, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e burimeve natyrore, si dhe për faktorët që ndikojnë në to. Të gjitha format e keqpërdorimit të ujit për nevoja të tjera (ujitja e gjelbërimit, ujitja e zonave bujqësore, freskimi i rrugëve, etj) sjellin probleme në furnizim me presion të reduktuar ose të dobët, dhe në vende të caktuara ndërprerje të furnizimit me ujë. Kjo vërehet para së gjithash në vendbanimet periferike dhe zonat e larta”, potencojnë nga kjo kompani. Përdorimi i tepërt i ujit të pa nevojshëm mund të na çoj deri te mungesa e ujit edhe për nevojat për pije, andaj nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” apelojnë që në këto muajt e verës të kemi kujdes dhe ta kursejmë ujin.

    Nga kjo kompani mes tjerash thonë që uji i pijshëm kurrsesi të mos përdoret për këto nevoja, vetëm se për pije dhe ushqim. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Katër maqedonasë në Kumanovë punësohen duke u deklaruar shqiptarë

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoni mungojnë molerët, elektricistët, hidraulikët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë