KEDS heq kufizimet e energjisë elektrike

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), ka hequr kufizimet e energjisë elektrike, pas kthimit në funksion të blloqeve B2 dhe A3.

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur më 1 shtator se ka përfunduar remontin në këto blloqe dhe të dyja tani prodhojnë rrymë rreth 390 megavat në orë.

    “Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 megavat në orë”, është në njoftim.

    Si KEDS, ashtu edhe Ministria e Ekonomisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymën.

    Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar dimër të vështirë, për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.

    Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, andaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

    Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

    Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve

    Lajmi i rradhës

    Sigurohen 100 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike dhe investime kapitale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë