“Kemi mbetur në mëshirë të Zotit” – as sot nuk u lëshua rryma në Haraçinë

    Gjysma e Haraçinës vazhdon të mbetet pa rrymë eklektike. Është dita e katërt që banorët e këtij vendi po përballen me mungesën e rrymës, por jo vetëm kaq. Për shkak se kjo komunë nuk ka as ujësjellës, banorët kanë mbetur edhe pa ujë, me që hidroforët nuk punojnë pa rrymë. 

    “Më mirë është pa jetë se pa ujë.  Unë nuk e di se çfarë mendojnë këta qeveritarët, nuk iu vjen turp, në këtë kohë të ngelim pa ujë dhe pa rrymë, edhe ujësjellës nuk ka fshati”- thotë një qytetar.

    “Jemi edhe pa ujë edhe pa rrymë, në realitet si komunë na mungojnë gjitha, duke filluar nga ambulanca, rrugët kanalizimi, ujësjellësi, tani edhe rryma, s’ka zgjidhje, e ka marr shteti në sy të keq këtë vend, edhe partitë politike ashtu edhe shteti, kemi mbetur në mëshirën e Zotit”- thotë një tjetër. 

    Sot një ekip i EVN-së ka shkuar në Haraçinë, por si duket nuk është marrë konkretisht me defektin e shkaktuar. Kryetari i Haraçinës tha se defekti pritet të rregullohet shpejtë, por tha që më mirë të drejtohemi në EVN.

    “Defektet mendoj që duhet të rregullohen shpejtë, por për këtë më së mirë është të drejtoheni te EVN, që më saktë të informohemi për zgjidhjen e këtij problemi. Unë po e shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’i bëj thirrje kompanisë së EVN që marrë parasysh numrin e madh të konsumatorëve që e ka kompania e EVN në vendin tonë unë mendoj që është më së e nevojshme, edhe një qendër për konsumatorë të jetë në komunën tonë”- deklaroi Ridvan Ibrahimi   – Kryetar i Haraçinës.

    Nga EVN dje theksuan se për shkak kyçjeve ilegale në rrjet shkaktohen defekte, të cilat më pas nuk mund t’i rregullojnë pasi pengohen nga banorët. Megjithatë deri tani asnjë rast nuk është paraqitur në polici nga ana e EVN-së. Edhe Ibrahimi tha se deri tani nuk ka pasur ndonjë rast të tillë.

    “Nuk kemi rastisur të ketë ndonjë pengesë, nuk besoj se duhet të ketë ndonjë pengesë, se fundja, ata qytetarë po kërkojnë të drejtën e tyre”- thotë një tjetër qytetar.

    Ndryshe si pasojë e mungesës së rrymës elektrike banoret ankohen se të gjitha produktet ushqimore në frigoriferë janë prishur. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit e Maqedonisë: Po punojmë për tregtarët, si në epokën e skllevërve

    Lajmi i rradhës

    Nesër në Tetovë do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë