Nesër në Tetovë do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave

    Komuna e Tetovës ka paralajmëruar që nesër do të realizohet dezinsektimi, nëse kushtet klimatike mundësojnë një gjë të tillë. Nëse kushtet nuk janë të favorshme, procesi do të realizohet një ditë më pas.

    “Me datë 24.06.2022 (e Premte), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinfektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 20:00 deri në orët e para të mëngjesit”, paralajmëroi Komuna e Tetovës.

    Në njoftim, rekomandohet që bletarët të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, duke i fut bletët nëpër koshere, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit.

    Lajmi Paraprak

    “Kemi mbetur në mëshirë të Zotit” – as sot nuk u lëshua rryma në Haraçinë

    Lajmi i rradhës

    Borrell: Nuk mund ta fsheh zhgënjimin, sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë