Komisioni për ankesa pranë Këshillit të Etikës në Media shpreh shqetësim dhe dënim të madh për mënyrën në të cilën disa media raportojnë për procedurën gjyqësore lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, përcjell Nistori.
Media duhet të jetë e vetëdijshme se çdo paraqitje e ekzagjeruar e detajeve për aktin e dhunës apo krimit, paraqet cenim të dinjitetit të viktimave dhe lëndon ndjenjat e të dashurve të tyre, thonë nga Këshilli.
“Duke u thelluar në përshkrime të hollësishme të aktit të tmerrshëm, media njëkohësisht sjell ankth në sferën publike dhe kontribuon në rritjen e ndjenjave të pasigurisë dhe dhunës. Komisioni thekson se kur raportohet për akte dhune, brutaliteti apo vuajtjeje, prioritet i medias duhet të jetë mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe personave që preken në çfarëdo mënyre nga ngjarjet. Në të njëjtën kohë, mediat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme, sepse informacioni i tyre arrin një audiencë më të gjerë, ku përfshihen të miturit dhe personat vulnerabël, mbi të cilët informacioni për raste të tilla mund të lërë pasoja të rënda negative”, thuhet në reagimin e Këshillit për etikë në media.
Ndryshe, në Gjykatën themelore penale, sot me parashtrimin e dëshmive materiale, vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. /Nistori/