KEQPËRDORIMET PËR KORRIDORIN 8 & 10D | Prokuroria nuk bindet për të hapur lëndë

    Informacionet e publikuara deri tani për keqpërdorime të mundshme në procedurën e përzgjedhjes së kompanive mbikëqyrëse për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D nuk kanë arritur të bindin Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që të hap lëndë. Nga kjo prokurori për ALSAT thonë se për të vepruar sipas instrumentit juridik “pas informacioneve të publikuara”, provat duhet të jenë evidente.

    “Theksojmë se prokuroria është organ kompetent për ndjekje të autorëve të krimeve, ndërsa institucionet e tjera janë kompetente për zbulimin e tyre. Në këtë drejtim, duam të theksojmë se instrumenti sipas informacioneve publike, si një nga tre instrumentet mbi bazën e të cilit prokuroria mund të hapë procedurë, përdoret në raste specifike, d.m.th kur provat për ekzistimin e një krimi janë evidente dhe nuk ka asnjë reagim paraprak nga institucionet në kompetencë të të cilave është zbulimi i veprave penale”, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

    Nëse mediat përveshin mëngët dhe thellojnë hetimet ditët në vijim, nga kjo prokurori nuk përjashtojnë nisjen e procedurën para hetimore për të parë në qoftë se ka elemente për kryerje të veprës penale.

    ALSAT pyeti këtë prokurori në qoftë se është bazë për hetim fakti që punët do t’i mbikëqyrë kompania “Evro Konsallting” me themelues Branisllav Dimitrijeviq që është i akuzuar për mashtrim në Armeni dhe i arrestuar në Kroaci në vitin 2021 mbi bazën e flet arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga interpoli.

    Pyetëm në qoftë se prokuroria në krye me Islam Abazin sheh diçka të dyshimtë në atë që kompania tjetër që do ta mbikëqyrë ndërtimin e këtij korridori, në vitin 2020 ishte shpallë si kompani që vepron në mënyrë ligjore dhe se a duhet hetuar mënyra se si u abrogua ky vendim?

    Përveç kësaj, pyetëm nëse prokuroria për krim të organizuar do të hetojë në rast se kompania “Elektra Soulutions” e cila rezulton nën pronësi të Andon Ampov, licencën për mbikëqyrje e ka marrë 12 ditë pas hapjes së tenderit për paraqitjen e mbikëqyrësve dhe në qoftë se kjo ka qenë arsyeja se pse qeveria ka vazhduar afatin e paraqitjeve edhe për 8 ditë?

    Dhe në fund, pyetëm prokurorinë në krye me Abazin se duke u nisur nga dispozitat e ligjit për prokurimet publike, a do të hetojnë ndërhyrjen e qeverisë që t’i mundëson kompanive me bilanc negativ, pjesëmarrje në tender për mbikëqyrje.

    Rikutjojmë që ditë më herët koordinatori global kundër korrupsionit i angazhuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Richard Nephew, kishte deklaruar se çdo indikacion për korrupsion në ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-d duhet të hetohet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Depresioni tek artistët, të famshmit që vranë veten apo u mbyllën nga bota

    Lajmi i rradhës

    Komuna kundër ndërtimit të banesave në Butel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë