Komuna kundër ndërtimit të banesave në Butel

    Këshilli i Komunës së Butelit njëzëri pranoi iniciativën e banorëve të lagjes Butel 1, gjegjësisht të rrugës Ho Shi Min për anulimin procedurës për ndërtimin e objekteve banesore në 8 parcela pranë shtëpive të tyre. Gjithashtu, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të insistohet në anulimin e ndërtimin të bulevardit që duhet të kaloj përmes oborreve të shtëpive në këtë rrugë. Kreu i Butelit, Darko Kostovski tha se Buteli duhet të marrë frymë lirshëm dhe jo të ngulfatet nga betoni dhe të ndërtohet në çdo hapësirë të lirë. Sipas Qytetit të Shkupit, traseja e rrugës “Boca Ivanova” është paraparë me Planin e Përgjithshëm Urbanistik dhe e gjithë gjatësia e saj shtrihet në tokë shtetërore, që sipas kryetares se Shkupit Danella Arsovska është e uzurpuar nga banorët.

    “Është shumë e rëndësishme që rruga të jetë larg shtëpive të banorëve. Të kaloj bulevardi pranë derës, për mua nuk është aspak e logjikshme. Shfajësohen se tashmë është në planin e përgjithshëm urbanistik, mirëpo kur është e mundur ndryshim i Kushtetutës pse jo edhe i këtij plani. Askush nuk dëshiron që para derës së shtëpisë të ndërtohen 7-8 objekte banesore dhe të kaloj bulevardi. Kjo mendoj se është jashtë mendjes”, u shpreh Darko Kostovski, kryetar i Komunës Butel.

    “Nëse ndryshohet traseja e rrugës nuk do të ketë hapësirë për ndërtimin e objekteve banesore. Nëse ne si këshill i fshijmë këto parcela atëherë automatikisht Qyteti i Shkupit nuk do të ketë interes ose kush qëndron pas tyre, lirishtë mund të them mafia urbane nuk do të ketë interes për atë rrugë sepse nuk do të mund të ndërtojnë objekte banesore”, tha një këshilltar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    KEQPËRDORIMET PËR KORRIDORIN 8 & 10D | Prokuroria nuk bindet për të hapur lëndë

    Lajmi i rradhës

    Financial Times: Bandat shqiptare, deri në Amerikën Latine e Azi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë