Kërkohen kontrolle të shtuara policore, shkak përleshjet fizike nëpër autobuse

    Duke pasur parasysh incidentet e shpeshta, padyshim se është e nevojshme që ekipet e MPB-së të kenë kontroll më të shtuar në vendet publike, si dhe në transportin publik, thonë nga NQP Shkup, lidhur me incidentet që po ndodhin në autobusët e qytetit. Nga aty theksojnë se herë pas here edhe kompania e tyre merr kërkesa për kontrolle të shtuara policore në transportin publik.

    “Në përgjithësi, në rast të incidenteve, (konfrontime verbale, kërcënime udhëtar-kontrollor, shofer-udhëtar, apo udhëtar-udhëtar), pas lajmërimit intervenon kontrolli i NQP-së, kurse në varësi të peshës së incidentit reagon MPB. Kontrollet e brendshme e NQP-së mund të thërrasin ndihmën e MPB-së, si dhe të jep urdhër për ndalimin e mjetit”, thonë nga NQP – Shkup.

    Sipas statistikave të tyre në raportin e punës në periudhën që nga Janari-Qershori 2022, janë regjistruar 278 incidente. 1-sulm fizik ndaj drejtuesit të mjetit, 5- përleshje fizike në automjete, 215-dëmtime të automjeteve (aksidente trafiku), 10-kërcënime dhe 47-probleme.

    Kontroll i shtuar i policisë është i nevojshëm për shkak se para disa ditësh ishim dëshmitar të një rasti ku dy të mitur u lënduan në autobusët e NQP-së, i cili po voziste në drejtim të Kisella Vodës, i cili sipas deklaratave të policisë erdhi deri aty për shkak të një ulëse në autobus.

    Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, javën që lamë pas apeloi deri te organet kompetente, NQP dhe Bashkësitë Lokale në komunë, se duhet me përpjekje të përbashkëta, me bashkëbisedime, si dhe me masa konkrete, të punohet në parandalimin e dhunës, pasi që çdoherë e më shumë ka fëmijë të lënduar si pasojë e përleshjeve nëpër autobusë.

    Lajmi Paraprak

    Sulmohet me gërshërë dhe mbetet e plagosur një infermiere në Spitalin e Kumanovës

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë