Kërkohen masa nga NATO për krizën me emigrantë në kufirin Bjellorusi-Poloni

    Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i ka bërë thirrje NATO-s që të marrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën me emigrantë në kufirin me Bjellorusinë.

    Në kërkesë ai ka shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia kanë të drejtë që përmes nenit 4 të marrëveshjes me NATO-n të kërkojnë konsultime nëse besojnë se integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është në kërcënim.

    Autoritetet polake thanë se presin një tentim masiv nga emigrantët për të thyer kufirin me forcë, një ditë pasi më shumë se 200 prej tyre tentuan që të hynin me forcë te shteti anëtar i Bashkimit Evropian.

    Mijëra njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë të bllokuar në kampe të improvizuara në kushte të këqija në anën e Bjellorusisë, të gjetur në qendër të një sherri diplomatic që po përshkallëzohet në mes të Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi dhe BE-së.

    Bjellorusia pret sanskione të reja në lidhje me krizën në kufi, pasi zyrtarë të BE-së po e akuzojnë Lukashenkon që ka provokuar këtë krizë për të minuar sigurinë e shteteve të bllokut lindor në BE.

    Ai i mohon këto akuza.

    Më herët, rojet e kufrit thanë se kanë regjistruar 223 tentime për kalim illegal të kufirit një ditë më parë, derisa zyrtarë policorë kanë thënë se ishin sulmuar gjatë mbrëmjes derisa po ndodhte tentimi për të kaluar kufirin./REL/

    Lajmi Paraprak

    Shumicën e komunave në Kosovë i fiton PDK-ja

    Lajmi i rradhës

    Kush është Përparim Rama?

    Lajme tjera

    Integrim pa korrupsion!

    Vlerësimet në raportet e KE-së dhe institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare për rezultatet e reformave sociale në Maqedoni,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë