Shumicën e komunave në Kosovë i fiton PDK-ja

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit në 21 komuna.

    Bazuar në rezultatet aktuale të KQZ-së, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

    PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë.

    E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

    Rezultatet:

    PDK: Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas, Dragash;

    LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosova;

    AAK: Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec;

    LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë;

    Nisma Socialdemokrate: Malishevë;

    Xhafer Gashi: Obiliq;

    (Lista Serbe, ashtu si në zgjedhjet e kaluara lokale, ka fituar 10 komuna)

    Sipas KQZ-së pesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

    Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Kriza energjetike, “zhdukja” e deputetit dhe dështimi i votëbesimit ndaj Qeverisë – ngjarjet e javës në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Kërkohen masa nga NATO për krizën me emigrantë në kufirin Bjellorusi-Poloni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë