Kërkohet kthim i dënimit me vdekje në RMV, ekspertët janë kundër

    KËRKOHET DËNIM ME VDEKJE PËR VRASËSIT E VANJËS 14 VJEÇARE

    Lajmi se është vrarë 14-vjeçarja Vanja shqetësoi mbarë opinionin në RMV. Zemërim, e pabesueshme se dikush mund t’i marrë jetën një fëmije 14-vjeçare nga egoizmi. Opinioni kërkon sqarim nga institucionet dhe më shumë informacione, por njëkohësisht shpreh zemërimin se për këtë rast dyshohen pesë persona, shkruan A1on, përcjell Nistori.

    Po të njëjtit dyshohen edhe për vrasjen e të moshuarit nga Velesi.

    Rrjetet sociale janë të mbushura me komente se çfarë dënimi duhet t’u takojë autorëve. Menjëherë filloi të përhapet një peticion, i cili në vetëm pak minuta ka tashmë një numër solid nënshkrime.

    Peticioni bën thirrje për futjen e dënimit me vdekje për vrasësit e Vanjës.

    Në disa komente thuhet edhe se duhet futur një dënim i veçantë – si lex-specialis për këtë rast, sepse “dënimi me burg sado i madh të jetë në Maqedoni, nuk është dënim i duhur për këta monstra”. Rrjetet sociale vlojnë nga komentet dhe postimet për këtë rast. Informacionet çdo ditë po rritet dhe rasti po përditësohet nga ajo që jep prokuroria dhe MPB.

    Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe paraburgosur, një është jashtë shtetit në arrati dhe një person aktualisht ndodhet në stacionin policor, gjegjësisht babain e Vanjës.

    Njëkohësisht, përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka përkatësi etnike, MPB dhe PThP njoftuan se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase. /Nistori/

    PSE NUK DUHET TË KETË DËNIM ME VDEKJE?!

    Sipas aktivistes për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska, shteti ka të drejtën ligjore për të përdorur forcën, ndërkaq dënimi me vdekje do ta bënte shtetin një vrasës kolektiv.

    Najçevska ka shkruar pesë pika pse dënimi me vdekje nuk duhet të kthehet, edhe atë:

    1. Sepse gjithmonë ekziston mundësia e gabimit dhe në atë rast dënimi bëhet vrasje.
    2. Sepse për grupe të ndryshme njerëzish ka gjëra të ndryshme për të cilat duhet shqiptuar dënimi me vdekje (për dikë duhet shqiptuar dënimi me vdekje për orientim seksual, fyerje besimi, fyerje ndaj qeverisë, tradhti, …).
    3. Sepse shteti ka të drejtën ligjore për të përdorur forcën dhe dënimi me vdekje do ta bënte shtetin një vrasës kolektiv.
    4. Sepse shteti mund ta abuzojë lehtësisht për të frikësuar dhe eliminuar çdo kundërshtar të qeverisë.
    5. Sepse të dhënat tregojnë se vendet në të cilat aplikohet nuk kanë më pak, por më shumë dhunë dhe vrasje.

    Ndryshe, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sonte u sollën katër të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevskës, ku gjyqtari në procedurë paraprake do të duhet të vendosë rreth propozimit të Prokurorisë për vazhdimin masë së së arrestit.

    Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte nëpërmjet një konference për media ka treguar se si është arrestuar i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski. Spasovski informacionet i përcjell nga autoritetet turke, të cilët kanë kërkuar nga policia për të konfirmuar identitetin e personit të ndaluar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “NUK JEMI TË VETËDIJSHËM NË ÇFARË KOHE JETOJMË”

    Lajmi i rradhës

    ShBA e vendosi në listën e zezë, Koço Angjushevin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë