ShBA e vendosi në listën e zezë, Koço Angjushevin

    Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur sot ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev si person të padëshiruar në ShBA për, siç thuhet në njoftim, pjesëmarrjen e tij në korrupsion të theksuar. Departamenti i Shtetit Amerikan thotë se zëvendëskryeministri Angjushev ka keqpërdorur pozitën e tij për të mirën e interesave të tij private dhe biznesore, duke minuar besimin e opinionit në institucionet qeveritare, përcjell Nistori.

    “Lëvizja e sotme tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

    Departamenti i Shtetit gjithashtu ka theksuar se gruaja e Angjushevit, Elisabetta dhe fëmijët Angel dhe Ognen, ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

    Ndryshe, Sergej Samsonenko, Orçe Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ramiz Merko janë në Listën e Zezë të ShBA-së për shkak të korrupsionit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kërkohet kthim i dënimit me vdekje në RMV, ekspertët janë kundër

    Lajmi i rradhës

    Për opozitën, masat antikrizë janë “ryshfet parazgjedhorë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë