Këshilli Gjyqësor dëshiron ta mbyll seancën për Besa Ademi

    Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë mundësinë që seanca ku do të diskutohet për masat disiplinore ndaj kryetares së Supremes, Besa Ademi të jetë e mbyllur, pa prezencën e mediave. Për karakterin e saj duhet të vendos shumica e anëtarëve, ndërsa pika në rend dite është vendosur e fundit. Më 29 dhjetor ora 9 para komisionit të përbërë prej tre gjykatësve, Ademi do të përballet me iniciativën për “mungesë të kulturës profesionale dhe juridike” të iniciuar në muajin tetor. Mbledhja është thirrur në ditën e fundit të punës për këtë vit me qëllim që diskutimi për shkarkimin e mundshëm të Ademit të mos e ketë vëmendjen e opinionit, faktorit ndërkombëtar dhe qytetarëve. Megjithëse interesi i mediave, përfaqësuesve diplomatikë të shteteve që kanë mbështetur reformat në gjyqësor dhe komunitetit të gjykatësve është me sy ka Këshilli Gjyqësor.

    Alsat javën e kaluar shpalosi ekskluzivisht detaje nga raporti i misionit vlerësues të BE-së për punën e Këshillit Gjyqësor në të cilin është konstatuar se mos prezenca e Besa Ademit në cilësinë e kryetares së Supremes në mbledhje të këshillit sipas detyrës zyrtare nuk përbën shkelje ligjore dhe për këtë nuk ka bazë të iniciohet procedurë për masa disiplinore apo masa më rigoroze. Në raport gjithashtu është konstatuar nevoja e transparencës së gjykatave, gjë për të cilën gjithashtu Ademi po rrezikon shkarkimin, pas denoncimit të presionit politik ndaj saj të deklaruar nëpër media për kthimin në fuqi të abolimit nga viti 2016, veprim ky që do t’i mundësonte ish kryeministrit Nikolla Gruevskit kthimin në shtet pa një therë në këmbë.

    Jozyrtarisht anëtarët e këshillit, kryesisht gjykatësit ndajnë mendimin që kryetarja e Supremes nuk duhet të shkarkohet, posaçërisht pas raportit të misionit vlerësues. Ademi gjatë deklarimeve paraprake kishte thënë se mbledhja ku do të diskutohet përgjegjësia e saj dëshiron të jetë e hapur për opinionin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bishtat e thata të qershive, një trajtim organik për problemet e veshkave dhe presionit të gjakut

    Lajmi i rradhës

    Mbështetja e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare gjenë mbështetje te qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë