Mbështetja e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare gjenë mbështetje te qytetarët

    Shkupi / Fotografia: Nistori

    Qytetarët mirëpresin mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj opozitës shqiptare në vend.

    Ata shpresojnë që Lidhja Evropiane për Ndryshim, në bashkëpunim me një parti të suksesshme si ajo në shtetin fqinj, mund të sjellin ndryshime të mëdha, shkruan Alsat.

    “Mendoj se mirë është, sa e don populli mirë është, mendoj se mirë është”, tha një qytetar.

    “Ndoshta pozitive po, por s’di çfarë të them…Partitë ndërmjet vete normalisht bashkëpunojnë, tash sa do të jetë e suksesshme do të shohim”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Ajo është politikë, na falni s’mund të llogaris…Sigurisht do të ketë, për atë mundohen ata që të ketë njëfarë reforme, lëvizje, për ma mirë për qytetarët”, theksoi një qytetar.

    “Ende s’është e qartë forma se si do të implementohet, a do të formohet parti politike apo përfaqësues i kujt do të jetë”, u shpreh një qytetar.

    Ditë më parë gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Sheshin Skënderbeu në Shkup, krerët e partive opozitare shqiptare shpalosën mbështetjen politike-deklarative që Lëvizja Vetëvendosje do t’i jep koalicionit opozitar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

    Ata madje deklaruan se nuk përjashtohet mundësia që aktivistë të Vetëvendosjes nga Maqedonia e Veriut të jenë në listat për deputetë të Lidhjes Evropiane për Ndryshim./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshilli Gjyqësor dëshiron ta mbyll seancën për Besa Ademi

    Lajmi i rradhës

    Zekolli: Reagimet kundër VV, manifestim frike nga humbja e pushtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë