Këshilli i shkollës në Tearcë akuzon Nezirin se nuk e miraton vendimin për zgjedhjen e drejtorit

    Këshilli i Shkollës Fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë akuzon kreun e Komunës Nuhi Nezirin se nuk e miraton vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Shkollës, për arsye politike. Pedagogu i Shkollës Fadil Xhaferi thotë e kandidati i vetëm që është paraqitur në konkursin për drejtor, i ka plotëson të gjitha kushtet ligjore.

    “Kreu i komunës i ka thënë njërit prej anëtarëve të këshillit të shkollës se kanë marrëveshje me një parti tjetër politike dhe se i ka borxh asaj partie pra në të ardhmen planifikohet që drejtor të emërohet një kandidat tjetër i asaj partie. Duhet të mësohemi njëherë e përgjithnjë pa marrë parasysh se është kryetar komune apo ministër, ligji vlen edhe për ata dhe duhet praktikuar ashtu siç është”, deklaroi Fadil Xhaferi, anëtar i këshillit të shkollës “Kiril Pejçinoviq”, Tearcë.

    Por kreu i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri tha se nuk ka kaluar ende afati ligjor për miratimin e vendimit, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se ka të bëj me përzgjedhje politike.

    “Zgjedhja e drejtorit, nuk ka të bëj aspak me qëndrime politike apo marrëveshje politike, por vetëm se shfrytëzojmë afatin ligjor të paraparë në nenin 14 të Ligjit për arsim. Përkundrazi, insistoj që të vendosim drejtor të kualifikuar, profesionist dhe të përgjegjshëm”, tha Nuhi Neziri, Kryetar i Komunës së Tearcës.

    Pozita e drejtorit të Shkollës mbeti bosh, pas pensionimit të drejtorit të deritanishëm. Këshilli i Shkollës kërkon nga ministri i Arsimit që të respektojë ligjin për zgjedhjen e drejtorit të ri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tridhjetë e dy

    Lajmi i rradhës

    Varhelyi: Konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën mund të mbahet brenda pak ditëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë