Këshilli penal i Gjykatës themelore Gostivar e hoqi paraburgimin 30 ditor të Kiçeec

    Vendimi për heqjen e masës së paraburgimit të Zoran Mileski – Kiçeec e solli këshilli penal i Gjykatës Themelore Gostivar. Nga kjo gjykatë për MIA-n konfirmuan se kanë vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit dhe këshilli penal ka marrë vendim për ndryshimin e masës.

    Nga gjykata theksojnë se vendimi është marrë gjatë orarit të punës dhe sipas afateve ligjore për zgjidhjen e ankimit brenda 48 orëve.

    Mileski dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik të ndodhur të shtunën e kaluar në të cilin vdiq një 34-vjeçar nga Gostivari. Sipas informacioneve fillestare të hetimit, u përcaktua se ai ishte duke vozitur drejt Shkupit ndërsa po ndërpriste dënimin me burg. Ai kapërceu vijën e plotë në autostradën Kërçovë – Gostivar, pas së cilës pati një përplasje mes tij dhe dy veturave të tjera.

    Më 7 shtator, pasdite, Prokuroria Themelore Publike Gostivar lëshoi Urdhër për kryerjen e një hetimi kundër një personi të dyshuar për krimin “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal. Prokurori Publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

    Në kërkesë thuhet se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit të dëshmitarëve/viktimave dhe përsëritja e krimit.

    Mileski po vuan dënimin me tre vjet burg në rastin “Zhvatje” në burgun e Strugës dhe ka shfrytëzuar objekte për arsye shëndetësor.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Kontesti nuk do të zgjidhet për 24 orë edhe sikur të formohet qeveria politike në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Mjaft më, u trash zullumi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë