Këshilli për vendosje të padive pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e refuzoi si të pabazë padinë e Lidija Nedellkovës dhe e vërtetoi vendimin e 1 marsit të këtij viti për shkarkimin e saj nga kryerja e funksionit gjyqësor.“Këshilli për vendosje të ankesave pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka diskutuar me rastin e ankesës së Lidija Nedellkovës, gjykatëse në Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 10-10/20 nga data 01.03.2021, për shkarkimin e saj nga kryerja e funksionit gjyqësor. Në seancën e njëjtë, Këshilli për vendosje të ankesave solli vendim me të cilën ankesën e kërkuesit e refuzoi si të pabazë dhe e vërtetoi vendimin e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.10/10/20 nga data 01.03.2021”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Supreme.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, pas përfundimit të seancës në të cilën njëzëri ishte sjellur vendimi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse është shkarkuar gjykatësja lidija Nedellkova, tha se arsyet janë “kryerje jo në kohë, joadekuate, e pakujdeshme ndaj obligimeve të saj të punës dhe shkelje të Rregullores së punës, gjegjësisht Kodeksi për etikë gjyqësore”.Kërkesa për shkarkim të gjykatëses supreme Lidija Nedellkova ishte dorëzuar nga ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski për vendosje të procedurës për vërtetim të përgjegjësisë së Nedellkovës si gjykatëse./Kohamk/