VMRO-DPMNE: Zaev keqpërdor flamurin europian | Tatim i naftës, bujqve, mullistëve, taksistëve…

    Nëpërmjet një njoftimi të VMRO DPMNE-së thuhet se “Zaev e keqpërdor procedurën me flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës”.

    “Zaev dëshiron ta shtyjë tatimin e krizës prej 4.13 denarëve për çdo litër përmes të ashtuquajturës procedurë kuvendare me flamur evropian, me të cilën shkurtohet mundësia për debat në Kuvend”, thonë nga VMRO DPMNE.

    Sipas tyre, Zaev e din se në procedurë të rregullt VMRO DPMNE do të bllokojë këtë politikë të dëmshme që në vjet do të kushtojë 54 milionë.

    “Keqpërdorimi i flamurit evropian devalvon edhe vet procedurën dhe qëllimin e saj. Zaev me të ashtuquajturin tatim godet bujqit, transportuesit, mullistët, taksistë, Zaev godet popullin”, thonë nga kjo parti.

    Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev ta tërheqë këtë Propozim-ligj duke thënë se ky ligj do të shqyrtohet pas ardhjes së VMRO DPMNE-së në pushtet.

    Lajmi Paraprak

    ‘Ankthi i maskës’, tetë në dhjetë italianë nuk janë të gatshëm ta braktisin atë

    Lajmi i rradhës

    Këshilli për ankesa pranë Gjykatës Supreme e refuzoi si të pabazë ankesën e Lidija Nedellkovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë