Këta janë emrat dhe funksionet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e re qeveritare

    Pas mbledhjes së kryesisë ekzekutive të LSDM-së, kryetari i LSDM-së dhe njëherit mandatar për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski ka prezantuar emrat e zyrtarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë në përbërjen e qeverisë së re, shkruan Nistori.

    Shumica e emrave janë kuadër i ri, përveç Oliver Spasovskit i cili sërish është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme dhe Fatmir Bytyqi për zv. kryeministër i Çështjeve Ekonomike.

    Këto janë emrat dhe funksionet nga radhët e LSDM-së:

    1. Sllavica Gërgovska – Zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
    2. Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
    3. Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për çështje evropiane
    4. Sllvajana Perovska – Ministre e Mbrojtjes
    5. Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
    6. Nikolla Tupançevski – Ministër i Drejtësisë
    7. Ljupço Nikollovski – Ministër i Bujqësisë
    8. Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
    9. Bisera Stojçevska – Ministre e Kulturës
    10. Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

    Ndryshe, sot Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e ri qeveritar, ndërsa në fund të kësaj jave pritet të mbahet seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shtetet e Ballkanit vazhdimisht tregojnë mungesë të angazhimit për të trajtuar çdo gjë, nisur nga korrupsioni e deri te sundimi i ligjit

    Lajmi i rradhës

    A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë