Këto janë rezultatet përfundimtare nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në RMV

    Gjashtë ditë pas zgjedhjeve lokale, KSHZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare. VMRO-DPMNE në rrethin e parë ka fitore të pastra në 21 komuna, mes të cilave edhe në komunat e Shkupit, si në Aerodrom, Gazi Babë, Butel, Gjorçe Petrov dhe në Kavadar e Prilep.

    KSHZ
    Aerodrom Bosillovo
    Butel Veles
    Vinicë Gazi Babë
    Gjorçe Petrov Gradsko
    Zrnovc Ilinden
    Jegunovc Kavadar
    Karbinci Mogilla
    Negotinë Novaci
    Petrovec Prilep
    Sveti Nikollë Sopishte
    Shtip

    LSDM në rrethin e parë fituan nëntë kryetarë komunash edhe atë në:

    KSHZ
    Berovë Bogdanci
    Vallandovë Dellçevë
    Dojran Kriva Pallankë
    Krivogashtaniи Krushevë
    Strumicë

    BDI në rrethin e parë fitoi në Likovë dhe Saraj ndërsa Aleanca dhe Alternativa nuk morën asnjë komunë në rrethin e parë. Në rrethin e dytë, gjegjësisht më 31 tetor do të votohet në 43 komuna plus në Qytetin e Shkupit. Ndër garat më interesante do jenë ajo për Tetovën mes Besës dhe BDI-së, në Gostivar mes Aleancës dhe Alternativës dhe BDI-së, në Çair mes BDI-së dhe Aleancës dhe Alternativës dhe në Strugë mes Aleancës dhe Alternativës dhe BDI-së. LSDM dhe VMRO do të garojnë për Qytetin e Shkupit, Manastirin, Ohrin, Gjevgjelinë dhe disa komuna tjera. KSHZ paralajmëroi zgjedhje të reja për në Qendër Zhupë dhe Mavrovo dhe Rostushe pasi në rrethin e parë më 17 tetor nuk kanë dalë minimum një e treta e votuesve të regjistruar në listën e zgjedhësve.

    Do ta informojmë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut se nuk është plotësuar pragu ligjor i paraparë me kodin zgjedhor në afat prej 15 ditëve dhe ajo më pas duhet ta informojë Kuvendin për të vepruar, gjegjësisht të shpall zgjedhje të reja -deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetarë i KSHZ-së.

    Megjithatë në KSHZ ka edhe parashtresa. Rezultatet përfundimtare për komunat ku ka ankesa KSHZ do t’i shpallë pas afatit për dorëzimin e ankesave në gjykatën administrative. Ndonëse në Kisella Vodë VMRO-ja fitoi që në rrethin e parë, por për këtë komunë ka parashtresa, prandaj rezultati ende nuk mund të zyrtarizohet. Parashtresa ka edhe për Dibrën, Pllasnicën dhe Shuto Orizaren, ku megjithatë do të ketë edhe rreth të dytë të zgjedhjeve. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Bletarët e RMV-së: Institucionet na kanë lënë pas dore

    Lajmi i rradhës

    Vërejtje të shumta për infrastrukturën tregtare | Europa kërkon Korridorin 8 dhe 10

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë