Vërejtje të shumta për infrastrukturën tregtare | Europa kërkon Korridorin 8 dhe 10

    Cilësia e infrastrukturës transportuese dhe logjistikës tregtare, sipas Raportit të Komisionit Evropian për avancimin e shtetit, mbetet e ulët. “Korridorit 8 transevropian rrugor i duhet sendërtim i konsiderueshëm në nivel të autostradës. Në qershor të vitit 2021, afati i dytë për përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër u prolongua. Ndërtimi i Korridorit 8 hekurudhor ndaj Bullgarisë përballet me anulime të konsiderueshme. Sendërtimi i lidhjeve ndërkufitare hekurudhore dhe lehtësimi i kalimeve të hekurudhës Korridori 10 zhvillohen me vonesë. Stacioni i përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë në Tabanoc ende është në fazë të planifikimit. Mbajtja dhe shërbimi i rrugëve rajonale dhe lokale dhe sistemet hekurudhore duhet të përmirësohen”, theksohet në Raport.

    Vlerësimi i përgjithshëm i KE-së është se në fushën e transportit shteti është mesatarisht i përgatitur, ndërsa është arritur avancim i kufizuar, veçanërisht sa i përket lidhjes. Sipas KE-së, shumë vite për sektorin transportues nuk ka kapacitet administrativ dhe operativ dhe veçanërisht përcaktim politik që të realizohen reformat e nevojshme sektoriale. Nuk ka avancim në përfundimin e reformave kyçe në sektor dhe mbesin rekomandimet nga vitet paraprake. Siç theksohet në Raport, në pjesën e legjislacionit të përgjithshëm transportues tani më janë vendosur dokumente kyçe strategjike për transport dhe nënsektorët e tij, ndërsa avancim të kufizuar vlerësohet në përgatitjen e planit të veprimit të Strategjisë kombëtare për transport për vitin 2018-2030.

    “Kapacitetet operative dhe administrative për të gjitha llojet e transportit mbeten të dobëta. Ky organizim pengon zbatimin e duhur të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në fushën e transportit. Ligji për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore nuk është zbatuar plotësisht, nuk është themeluar Organi i pavarur për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore. Nevojiten më shumë përpjekje për të zbatuar legjislacionin e BE-së për të drejtat e pasagjerëve për të gjitha mënyrat e transportit dhe për të transpozuar plotësisht Direktivën e Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS) dhe për të futur ligjet përkatëse kombëtare. Strategjia ITS me burimet e lidhura ende mungon”, shtohet dokumenti. Korniza ligjore për transportin rrugor në masë të madhe është e harmonizuar me të drejtën e BE-së.

    “Megjithatë, legjislacioni nuk është në hap me ndryshimet në të drejtën e BE-së. Legjislacioni për materie të rrezikshme është në harmonizim me të drejtën e BE-së, por nuk është arritur avancim në vlerësimin e konformitetit të pajisjes ekzistuese për transportin e materieve të rrezikshme. Avancim është arritur ndaj formimit të trupit ekzekutiv për siguri në komunikacionin rrugor. Nevojiten më shumë përpjekje për harmonizim me të drejtën e mbrojtjes sociale dhe sigurisë”, theksohet në raport./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Këto janë rezultatet përfundimtare nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në RMV

    Lajmi i rradhës

    Nga 1 dhjetori ndalohen qeset e plastikës, 550 persona rrezikojnë të mbesin pa punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë