Këto janë rezultatet zyrtare të KShZ-së të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ), mbrëmë në kuadër të seancës së 102-të, i shpalli rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 561.001 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 251.881.

    Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, VMRO-DPMNE ka marrë 58 mandate, Fronti Europian ka marrë 19, LSDM 18, Koalicioni VLEN 13, “E Majta” dhe “ZNAM” nga gjashtë mandate.

    Njësia zgjedhore 1

    LSDM 27.164 vota – mandate: 3
    VMRO-DPMNE 80.963 vota – mandate: 10
    Grom 1509 vota – mandate: asnjë
    BDI 20.586 vota – mandate: 2
    “E Majta” 20.989 vota – mandatet: 2
    VLEN 21627 vota – mandate: 2
    ZNAM 11.944 vota – mandate: 1

    Njësia zgjedhore 2

    LSDM 18.631 vota – mandate: 2
    VMRO-DPMNE 66.422 vota – mandatet: 8
    Grom 757 vota – mandate: asnjë
    BDI 30.675 vota – mandate: 4
    E Majta 10604 vota – mandatet: 1
    VLEN 25.896 vota – mandate: 3
    ZNAM 16234 vota – mandate: 2

    Njësia zgjedhore 3

    LSDM 33.605 vota – mandate: 4
    VMRO-DPMNE 96.546 vota – mandate: 14
    Grom 970 vota – mandate: asnjë
    BDI 3819 vota – mandate: asnjë
    “E Majta” 13.404 vota – mandatet: 1
    VLEN 716 vota – mandate: asnjë
    ZNAM 9,426 mandate 1

    Njësia zgjedhore 4

    LSDM 41.962 vota – mandate: 5
    VMRO-DPMNE 96.536 vota – mandate: 13
    Grom 815 vota – mandate: asnjë
    BDI 1651 vota – mandate: asnjë
    “E Majta” 12.427 vota – mandatet: 1
    VLEN 88 vota – mandate: asnjë
    ZNAM 8405 vota – mandate: 1

    Njësia zgjedhore 5

    LSDM 26.904 vota – mandate: 3
    VMRO-DPMNE 73.916 vota – mandate: 10
    Grom 361 vota – mandate: asnjë
    BDI 27.013 vota – mandatet: 4
    “E Majta” 9926 vota – mandate: 1
    VLEN 11.067 vota – mandatet: 1
    ZNAM 8757 vota – mandate: 1

    Njësia zgjedhore 6

    LSDM 6.418 vota – mandate: 1
    VMRO-DPMNE 21.639 vota – mandate: 3
    Grom 110 vota – mandate: asnjë
    BDI 53.817 vota – mandatet: 9
    “E Majta” 1312 vota – mandate: asnjë
    VLEN 47687 vota – mandate: 7
    ZNAM 1511 vota – mandate: asnjë

    Pas të dhënave të përpunuara plotësisht nga votimi i djeshëm, VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate, koalicioni BDI 19 mandate, LSDM 18 mandate, koalicioni VLEN 13 mandate, E majta dhe ZNAM nga gjashtë mandate.

    LSDM, sipas informacioneve të deritanishme nga KShZ, ka përjetuar disfatën më të rëndë në histori dhe sipas numrit të deputetëve bëhet partia e tretë në Maqedoni, pas BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    Cili lider fitoi më së shumti deputet te Fronti Europian?

    Lajmi i rradhës

    Dëmet në shëndet kur ju mungon kalçiumi 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë