Kishte foshnjën në krahë dhe e sulmuan fizikisht, ngritet padi për dhunë ndaj dy personave në Gostivar

    Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka bërë kallëzim penal kundër M.E.(29) nga fshati Negotinë dhe B.Sh (30) nga fshati Debreshë, për shkak të dyshimit për vepër penale “dhunë”.

    Ata akuzohen se e kanë sulmuar personin A.A (36), i cili e ka pasur në krahë djalin e tij dhjetë muajsh, i cili ka pësuar lëndime.

    “Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një debati të mëparshëm, të pandehurit kanë sulmuar fizikisht A.A (36) derisa i njëjti ka qenë duke mbajtur në dorë djalin e tij dhjetë muajsh, me ç’rast lëndime ka pësuar edhe fëmija”, njoftuan nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Komision të ri për librat shkollor në RMV

    Lajmi i rradhës

    Paetongtarn Shinawatra zgjidhet kryeministrja më e re në historinë e Tajlandës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë